Drew Engel prokuror i EULEX-it, mbajti ligjëratë në UPZ
29 Nëntor 2017
Në kuadër të lëndës klinike sot u mbajt ligjëratë në Fakultetin Juridik nga ligjëruesi Drew Engel prokuror i EULEX-it, me temën “përgatitja e fjalës hyrëse në gjykatë“ në kuadër të programit kërko Drejtësi (D4D) i cili është organizuar nga National Center for State Courts (NCSC) në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Odes së Avokateve të Kosovës i cili është i financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Zotëri Prokurorin Engel e priti Dekani i Fakultetit Juridik Prof Ass. Dr Arif Riza dhe Prodekani Prof. Ass. Dr. Halim Bajraktari.
