Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Në UPZ u promovua libri i radhës i Prof. Dr. Artan Nimanit

29 Nëntor 2017

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të mërkurën është bërë promovimi i librit të radhës me titull “Bazat e menaxhimit ndërkombëtar” i Prof. Dr. Artan Nimani, i cili njëherësh është edhe anëtar i Këshillit Drejtues të UPZ-së. Në një ceremoni të rastit që është organizuar kanë marr pjesë mysafirë të shumtë nga bota akademike, institucionet qendrore, FSK, Policia, etj.. Në fjalën tij para të pranishmëve, Prof. Dr. Ramë Vataj, rektor i UPZ e vlerësoi lartë punën akademike të profesor Nimanit duke theksuar se kontributi i tij në këtë fushë është mjaftë i dobishëm për studentët e kësaj lëmie në vend dhe më gjerë. Po ashtu edhe Prof. Dr. Halil Kukaj u.d. Dekan i Fakultetit Ekonomik në cilësi të redaktorit të librit dhe Prof. Dr. Sabahajdin Cena në cilësi të recensentit theksuar se Prof. Nimani ka bërë një punë të jashtëzakonshme në këtë libër duke e inkurajuar që të vazhdoj punën e tij edhe më tutje. Prof. Nimani, autori i librit falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë libër në forma të ndryshme. Ai theksoi se do të vazhdoj ta japë kontributin e tij aty ku kërkohet.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas