Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren përsëri shënon ngritje në rangimin ndërkombëtar

25 Janar 2018

 

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, pas azhurnimit të bërë nga Cybermetrics Lab -  Spanish National Research Council (www.webometrics.info), përsëri ka shënuar ngritje në rangim. Në bazë të rezultateve të publikuara në këtë web të cilat i ka përpunuar profesori i mirënjohur i UP-së, Prof. Dr. Blerim Rexha, UPZ është avancuar për 1473 vende më lartë në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin e kaluar. Në bazë të këtyre rezultateve, UPZ rikonfirmohet universiteti i dytë publik në vend.

Profesori Rexha, në një postim në fb ka theksuar se algoritmi i rangimit i bërë publik në http://webometrics.info/en/node/200 po avancohet çdo vit duke u krahasuar me metodat tjera të njohura të rangimit si Academic Ranking, QS, Times Higher Education, etj..

 

Vlen të theksohet se vitet e fundit UPZ ka shënuar ngritje të vazhdueshme në ragimin ndërkombëtar, ndërsa vitin e kaluar ishte universiteti me progresin më të madh në trojet shqiptare, duke u ngritur për mbi 6 mijë vende në këtë ranglistë. Deri këtu UPZ ka arritur falë punës dhe përkushtimit të gjithë punonjësve të UPZ-së dhe menaxhmentit me në krye Rektorin Prof. Dr. Ramë Vataj  i cili gjatë mandatit të tij ka vendos standarde të larta në çdo aspekt, ka theksuar Ramadan Baraliu, zëdhënës i UPZ-së.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas