Rektori Vataj priti në takim Prorektorin e Universitetit të Pullës, Prof. Dr. Bashkim Shehu dhe Prof. Dr. Dean Sinković
15 Mars 2018
Rektori Vataj priti në takim Prorektorin e Universitetit të Pullës, Prof. Dr. Bashkim Shehu dhe Prof. Dr. Dean Sinković
Prof. Dr. Dean Sinković, profesor në Universitetin e Pullës në Kroaci, të enjten ka mbajtur ligjëratë nga fusha e ekonomisë me studentët e UPZ-së, kryesisht të Fakultetit të Ekonomisë. Kjo ligjëratë u mbajt në kuadër të bashkëpunimit në mes të UPZ-së dhe Universitetit të Pullës, që është arritur vitin e kaluar.
Më pas, Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka pritur në takim profesorin në fjalë dhe Prorektorin e Universitetit të Pullës, Prof. Dr. Bashkim Shehu. Në takim është diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit në mes të dy universiteteve, për të cilën gjë u pajtuan dy palët.
Në takim ishin edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Dr. Sc. Sadik Idrizi, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Halil Kukaj dhe profesori i ekonomisë, Prof. Dr. Bekim Berisha.
