Orari i filmave dokumentarë dhe debateve në DOKUKINO në Prizren
16 Mars 2018
Seria e filmave dokumentarë në DokuKino në Prizren
Inkurajohen studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” për ndjekjen e serisë së filmave dokumentarë të angazhuar që kanë filluar të shfaqen në kinemanë DokuKino në Prizren, nga data 5 mars. Të gjitha shfaqjet për studentët e Universitetit të Prizreni janë pa pagesë. Ky program është i dizajnuar për vetëdijesimin e rinisë në aspektet e zhvillimit të qyteteve moderne si dhe fuqizimin e të rinjve për të kërkuar llogaridhënie nga qeverisjet komunale.
Të bashkangjitur e keni orarin e programeve dhe të debateve të parapara në kuadër të këtij projekti.
Orari_i_shfaqjeve_dhe_debateve_Prizren.docx
