Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Në UPZ u promovuan dy libra të Prof. Dr. Nusret Pllanës dhe u shfaq filmi dokumentar “Dëshmitë e heshtura”

21 Mars 2018

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në shenjë kujtimi të 19-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë, të mërkurën është bërë promovimi i dy librave të prof. dr. Nusret Pllanës, libri “NATO intervention in Kosova” dhe filmin dokumentar  “Dëshmitë e heshtura” të producentit Nusret Pllana dhe regjisorit Luan Kryeziu. Në këtë ngjarje të rëndësishme ka merr pjesë edhe deputeti shqiptar nga Brukseli, Amet Gjanaj me bashkëpunëtorin e tij Nexhmedin Demiri, të cilët kanë bërë shpërndarjen e librit “The Terrorr of Serbian Occupier Over Albanians 1844 – 1999”, 751 deputetëve të Parlamentit Evropian në Bruksel. Me këtë rast Rektor i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka ndarë mirënjohje për Gjanajn dhe Demirin në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin e tyre në vetëdijesimin e  opinionit ndërkombëtar për terrorin serb mbi shqiptarët.

 

Për librin e profesorit Pllana folën recensentët e librit, Prof. Dr Sabahajdin Cena dhe Prof. Dr. Fahredin Shabani, të cilët e vlerësuan lartë punën e autorit. Ndërsa Rektori Vataj theksoi se është nder i veçantë promovimi i këtyre librave në UPZ. Ai falënderoi autorin për kontributin e dhënë në zbardhjen e të bëmave të regjimit serb mbi shqiptarët por edhe informimin e opinionit ndërkombëtar për këtë çështje.

 

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas