KQZ-ja bënë thirrje për pjesëmarrje të studentëve në zgjedhjet studentore
22 Mars 2018
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, sot po mbahen zgjedhjet për Këshilla studentore të fakulteteve dhe për Parlamentin studentor. Komisioni Zgjedhor ka bërë përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit, ndërsa të gjitha votimet janë hapur në orën 8:00. Me këtë rast u bëhet thirrje të gjithë studentëve që të marrin pjesë në zgjedhje duke e ushtruar të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për dy vitet e ardhshme. Vendvotimet janë të hapura deri në orën 18:00
KQZ
