Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj priti në takim deputeten e Kuvendit të Shqipërisë Nora Malaj dhe përfaqësuesit e UIQZ dhe KUPV në Vlorë dhe Prof. Eni Qobani

23 Mars 2018

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj të premten ka pritur në takim një delegacion nga Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë, Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”,  deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Nora Malaj, e cila ka qenë për një kohë të gjatë zv.ministre e Arsimit dhe Sporteve e Shqipërisë dhe Prof. Eni Çobani. Në takim është diskutuar për mundësinë e ripërtëritjes së bashkëpunimit me UIQV, përkatësisht lidhja e bashkëpunimit me KUPV. Rektori Vataj theksoi rëndësinë e përtëritjes së bashkëpunimit me UIQV dhe me universitetet e tjera të Shqipërisë, duke rikujtuar bashkëpunimin e frytshëm të gjertanishëm.

Deputetja Malaj e falënderoi Rektorin Vataj për pritje vëllazërore dhe për gatishmërinë e shprehur për vazhdimin e bashkëpunimit me universitetet e Shqipërisë. Ajo vuri në pah kontributin e sajë në fazën e themelimit të UPZ-së, për të cilën gjë e falënderoi Rektori Vataj.

Në takim ishte edhe Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Arif Riza, i cili ishte katalizator i këtij takimi, po ashtu edhe Prof. Dr. Halim Bajraktari, Prof. Dr. Muharrem Faiku, Ass. PhD. Cand. Shefki Shterbani.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas