Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Në UPZ u mbajt takimi i dytë në kuadër të projektit të HERAS “Promovimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Arsimin e Lartë në Kosovë”

28 Mars 2018

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën është mbajtur takimi i dytë në kuadër të fillimit të zbatimit të projektit “Promoting International Relations in the Higher Education in Kosovo/Promovimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Arsimin e Lartë në Kosovë”, projekt ndërkombëtar nën programin HERAS “Higher Education Research and Applied Sciences in Kosovo”, që financohet nga Austrian Development Cooperation dhe Republika e Kosovës, respektivisht Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Nga ana e UPZ-së, në takim ishte Prof. Dr. Sejdi Sejdiu. UPZ është përfitues në këtë projekt, bashkë me Universitetin e Salzburgut për Shkenca Aplikative nga Austria dhe partnerët e saj –  Universitetet Publike në Republikën e Kosovës Universiteti Publik  “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe Universitetin e shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Një ditë më në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, rektorët e Universiteteve të cekura më lartë dhe përfaqësues të projektit HERSA kanë zhvilluar takimin e parë për fillimin e projektit.

Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj me këtë rast, falënderoi të gjithë ata që kontribuuan dhe punuan në këtë projekt shumë të rëndësishëm edhe për UPZ-në dhe u zotua se edhe UPZ do të jepë kontributin që të zbatohet projekti në fjalë.

Ndërkaq, Rektori i UKZGJ, Prof. Dr. Bajram Kosumi ka thënë se është kënaqësi që sot po fillojmë një projekt të përbashkët dhe do të punojmë në vazhdimësi që proceset ti qojmë përpara.

Përfaqësuesja e projektit “HERAS”, Arbëresha Meha tha se projekti “Heras” ka  për qëllim të kontribuojë në funksionimin e mirë të Arsimit të Lartë dhe Hulumtimeve në Kosovë në linjë me parimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA) dhe zonës Evropiane të Hulumtimeve (ERA) me objektivë afatgjatë për të përkrahur zhvillimin socio-ekonomik të vendit.

Edhe drejtues të  Universitetit të Salzburgut për Shkenca Aplikative nga Austria, Ramë Vataj Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Fadil Millaku Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Shaban Buza Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Alush Musaj Rektor i  Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe  Bujar Pira prorektor i Universitetit të shkencave të Aplikuara në Ferizaj kanë prezantuar punën dhe të arriturat e Universiteteve që ata drejtojnë.

Me pas puna e takimit është fokusuar në  rritjen e kapaciteteve për gjashtë universitetet publikë në Kosovë, se si të ngrisin cilësinë në bashkëpunimin ndërkombëtar, duke vendosur themelet e krijimit të zyrave funksionale për bashkëpunim ndërkombëtar në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës, që njëherësh është edhe qëllimi i projektit.

Duke pasura parasysh se asnjë nga universitetet e reja publike në Kosovë nuk ka kapacitete për të menaxhuar projektet dhe madje asnjëri prej tyre nuk ka krijuar një zyrë të tillë, në një kohë kur mbi 50% e studentëve në institucionet e arsimit të lartë evropian po studiojnë në formën e programeve ndërkombëtare dhe kur një pjesë e rëndësishme e jetës universitare merr pjesë në formën e shkëmbimeve të ndryshme (përmes programeve të tilla si Erasmus +),  është shumë  e rëndësishme të ndërtohen kapacitetet përkatëse në të gjitha universitetet publike të reja të Kosovës, është thënë mes tjerash në takimin e sotëm të parin mes partnerëve për fillimin e projektit në HERAS

Ndryshe, Projekti “HERAS- Arsimi i Lartë, Hulumtimi  dhe Shkencat e Aplikuara në Kosovë” financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim- ADA, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës.  Projekti do të zgjasë tri vjet dhe do t’i kontribuojë zhvillimit të arsimit të lartë, stimulimit të punës kërkimore- shkencore brenda universiteteve për të ndihmuar zhvillimin socio-ekonomik të vendit.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas