Rektori Vataj priti në takim Ministrin e MASHT, Shyqiri Bytyqi
11 Prill 2018
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj të mërkurën ka pritur në takim ministrin e MASHT, Shyqiri Bytyqi. Në takim ishin edhe anëtarët e Këshillit Drejtues të UPZ-së. Takimi u zhvillua në frymë mjaftë konstruktive. Rektori Vataj e njoftoi ministrin Bytyqi për të arriturat dhe sfidat e UPZ-së. Ndërkaq ministri Bytyqi ofroi mbështetjen e plotë të MASHT për zhvillimin e mëtutjeshëm të universitetit.
