Në UPZ u promovua romani i Fate Velaj “NILKON”
13 Prill 2018
Romani më i ri i shkrimtarit Fate Velaj “NILKON" vjen për studentët dhe publikun vendas përmes Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ku të premten është bërë promovimi . Po këtë ditë është promovuar edhe pjesa e dytë e trilogjisë “Kreuztanne’ e këtij autori që është edhe piktor, fotograf, eseist dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Rektori Vataj theksoi se është nderë dhe privilegj për UPZ-në që të organizojë promovimin e krijimtarisë së një shqiptari, veprat e së cilit flasin shumë. Punën e autorit e vlerësuan lartë edhe u.d. Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Dr. Flamur Shala dhe Prof. Dr. Vjollca Dibra. Vlen të theksohet se në UPZ autori dhe deputeti Fate Velaj vjen me ftesë të profesorit të UPZ, Prof. Dr. Izer Maksuti.
