Rektori Vataj priti në takim Milot Krasniqin, kryetarin e ri të Parlamentit Studentor
13 Prill 2018
Rektori i Universitetit „Ukshin Hoti“ në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të premten ka pritur në takim Milot Krasniqin, i cili është zgjedhur kryetar i Parlamentit të Studentëve të UPZ-së dhe anëtarë e tjerë të këtij organi më të lartë të strukturave studentore në universitet. Në takim ishte dhe kryetari i gjertanishëm dhe në detyrë, Arianit Berisha. Rektori Vataj i uroi studentët për organizimin e zgjedhjeve në frymë demokratike dhe konkurruese pa asnjë problem. Ai e falënderoi kryetarin e gjertanishëm, z. Berisha për kontributin e tij në përfaqësimin e studentëve por edhe në organet vendimmarrëse të universitetit. Kryetarit të ri i dëshiroj suksese dhe e siguroi se do t’i mbështesë në çdo iniciativë në interes të studentëve. Ndërkaq, kryetari Milot Krasniqi e siguroi rektorin Vataj se do ta ketë mbështetjen e pa kursyer të studentëve në angazhimet e tij për të avancuar universitetin në çdo aspekt, duke theksuar punën e madhe që e ka bërë gjerë tani.
