Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

UPZ arrin marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kosovare të Privatizimit për punën praktike të studentëve

17 Prill 2018

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim me Agjencinë e Privatizimit të Kosovës për angazhimin e studentëve të këtij universiteti për punë praktike në AKP. Marrëveshja përkatëse është nënshkruar sot gjatë takimit që rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka realizuar me Drejtorin Menaxhues të AKP z. Ekrem Hajdari, së bashku me zv. Drejtoreshën Menaxhuese-shitje znj. Valbona Dibra dhe zv. Drejtorin Menaxhues-likuidim z. Avni Jashari.

Rektori Vataj e vlerësoi shumë të rëndësishëm për studentët e UPZ-së, arritjen e kësaj marrëveshje.

Me këtë rast AKP ka shfaqur përkushtimin e saj të vazhdueshëm në ngritjen e nivelit të përgjegjësisë sociale duke përkrahur avancimin e dijës praktike të komunitetit studentor. Veç kësaj, AKP vazhdon të kontribuoj në zhvillim të mëtutjeshëm të shoqërisë Kosovare dhe dëshmon rolin e saj pozitiv dhe të hapur ndaj iniciativave të reja dobiprurëse.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas