Profesor Millaku pjesëmarrës në konferencën shkencore të Universitetit të Kembrixhit
18 Prill 2018
Profesori i Fakultetit të Filologjisë në Prizren, prof. asoc. dr. Shkëlqim Millaku pjesëmarrës në konferencën shkencore të organizuar nga Universitetit i Kembrixhit në Londër.
Universiteti i Prizrenit ka nderin që kishte një përfaqësues të radhës akademik në një konferencë të nivelit të tillë. Prej datës 13 – 15 prill 2018, Fitzwilliam College – Churchill College të Universitetit të Kembrixhit në Londër kanë organizuar konferencë shkencore. Programi i konferencës ishte mjaft i gjerë dhe ishin mbi 500 pjesëmarrës të fushave të ndryshme, si nga gjuha, letërsia, kultura, historia, arti etj. http://www.baseesconference.org.uk/programme.pdf
Pjesëmarrësit e konferencës ishin prej universiteteve të ndryshme prestigjioze.
Profesor Millaku ka folur dhe ligjëruar për: Rolin dhe zhvillimin e gjuhës shqipe në Ballkan. Ligjërata është pritur mirë. Këshilli drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti ” të Prizrenit e ka mbështetur materialisht për pjesëmarrje në një konferencë të tillë.
