Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Rektori Vataj priti në takim ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç

14 Maj 2018

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë,  znj. Kivilcim Kiliç, të hënën ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” ku është pritur nga Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj dhe stafi menaxhues, Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë, Dr. Sc. Sadik Idrizi, Prof. Ass. Dr. Elsev Brina, shefe e Degës së Gjuhës Turke në Fakultetin e Edukimit dhe  Prof. Ass. Dr. Soner Yaldirim, anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit.

Rektori Vataj e njoftoi ambasadoren turke me të arriturat dhe zhvillimet në UPZ. Ai theksoi se ekziston bashkëpunim mjaftë përmbajtjesor mes Universitetit të Prizrenit dhe universiteteve turke, ku me 30 sosh kemi bashkëpunim. Ndër frytet e bashkëpunimit, ai potencoi se janë konferencat e shumta shkencore që i kemi organizuar së bashku. Rektori Vataj u shpreh falënderues për mbështetjen e shtetit turk për universitetin, por edhe për shtetin e Kosovës në përgjithësi, duke vënë në spikamë rolin e ambasadës turke në këtë kuadër.

Ambasadorja Turke znj. Kivilcim Kiliç, e falënderoi rektorin Vataj për pritjen miqësore dhe u shpreh e fascinuar dhe sukseset e arritura në UPZ sidomos gjatë mandatit të tij menaxhues. Ajo theksoi se kur i takon, krenohen me nivelin studentëve të UPZ-së, që pa dyshim se është meritë e gjithë stafit por edhe një menaxhmenti cilësor. Në veçanti ambasadorja turke e falënderoi rektorin Vataj për mbështetjen e degëve në gjuhën turke. Ajo ofroi mbështetjen e plotë të ambasadës kurdo që kërkohet në çdo aspekt.

Me këtë rast, rektori Vataj ja dorëzoi ambasadores turke mirënjohjen për kontributin e shtetit turkë në zhvillimin e deritashëm të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, për të cilën gjë ambasadorja turke u nda shumë e kënaqur.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas