Gjyqtarja në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, Zonja Gertraud Marx-Leitenberger mbajti ligjëratë në UPZ
28 Maj 2018
Me ftesën e Dekanit të Fakultetit Juridik Prof. Ass. Dr. Arif Riza, sot më datë 28.05.2018 Hëne në ora 10:30 u mbajt ligjërata në lëndën e Drejtës Evropiane nga Gjyqtarja në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Zonja Gertraud Marx-Leitenberger. Gjykatësen e priti edhe prodekani i këtij Fakulteti Prof Ass Dr Halim Bajraktari dhe stafi akademik.
