Prof. Millaku pjesëmarrës në konferencën shkencore të organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike në Tiranë
30 Maj 2018
Profesori i Fakultetit të Filologjisë në Prizren, prof. asoc. dr. Shkëlqim Millaku pjesëmarrës në konferencën shkencore të organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike në Tiranë. Kjo konferencë është zhvilluar, më 30 maj 2018. Konferenca është mbajtur në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Konferenca shkencore ndërkombëtare për temë bosht kishte: Pikësimi në gjuhën shqipe.
Profesor Millaku ka prezantuar dhe ligjëruar për: Roli i pikësimit në periudhën asindetike.
Pjesëmarrësit e konferencës ishin dhjetëra studiues të mirëfilltë të albanologjisë.
