Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj u zgjodh kryesues i Konferencës së rektorëve të universiteteve të Kosovës
11 Qershor 2018
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj është zgjedhur kryesues i Konferencës së Rektorëve të universiteteve publike të Kosovës. Vendimi është marr të hënën në mbledhjen që është zhvilluar në Universitetin
“Isa Boletini” në Mitrovicë. Zëvendëskryesues u zgjodh, rektori i Universitetit “Haxhin Zeka” në Pejë, prof. dr. Fadil Millaku. Deri më tani kryesues ishte rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Marjan Demaj. Rektorët e kanë falënderuar kryesuesin e deritashëm të Konferencës së Rektorëve, prof.dr. Marjan Demaj, për angazhimin dhe punën e bërë. Një vit pas themelimit të kësaj konference, u vlerësua se është bërë një punë jashtëzakonisht e mirë që duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen.
