Universitetet publike do të shpallin konkurset pranuese për studentë në të njëjtën ditë
11 Qershor 2018
Universitetet publike do të shpallin konkurset për pranimin e studentëve për vitin akademik 2018/19 në të njëjtën ditë. Për këtë u dakorduan rektorët e këtyre universiteteve në takimin e radhës së Konferencës së Rektorëve që u mbajt të hënën në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Rektorët thanë se kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për hapjen e konkurseve për pranimin e studentëve në vitin akademik 2018/19. Konkurset do të hapen pasi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të miratoj propozimet për numrin e studentëve që do të pranohen në secilin universitet.
Bashkëpunimi mes universiteteve publike do të intensifikohet me angazhimet e stafit, mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe rritjen e cilësisë.
