Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Komisioni Evropian financon themelimin e Institutit për Inovacion dhe Punësim nga Teoria në Praktikë në Fakultetin e Ekonomisë në UPZ

12 Korrik 2018

Komisioni Evropian financon themelimin e Institutit për Inovacion dhe Punësim nga Teoria në Praktikë në Fakultetin e Ekonomisë në UPZ

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të mërkurën ka nënshkruar Marrëveshjet e Grantit për projektin “Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësim”, financuar nga programi Erasmus + i Bashkimit Evropian, me Prof. Mihone Kerolli Mustafa, përfaqësuese zyrtare e këtij grant. Qëllimi grantit është themelimi i Institutit nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësim në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Rektori i Vataj e vlerësoi lartë nënshkrimin e këtij Granti, duke theksuar së është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të UPZ-së.

Partnerë në këtë projekt janë: International Business College Mitrovica- IBCM në Mitrovicë, Shkolla e Menaxhimit Graiciunas (Lituani), Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (Bullgari), Universiteti i Lubjanës (Sllovenia) dhe Kolegji Rajonal i North West (UK), Universiteti i Prishtinës, Universiteti “Haxhi Zeka”, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Kolegji i Ekonomisë Pejë-Leposaviq, Dhoma e Tregtisë në Kosovë.

Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve partnere kanë shprehur entuziazmin dhe angazhimin e tyre drejt përfundimit me sukses të këtij projekti. Ky projekt do të arrijë deri në 20,000 persona të angazhuar në arsimin e lartë dhe ekonominë në Kosovë dhe jashtë saj (përmes shpërndarjes së tij profesionale). Për më tepër, projekti përfshin rritjen e kapaciteteve profesionale të stafit brenda UPZ dhe partneritetit me Institucionet e Arsimit të Lartë ndërsa gjithashtu punon drejtpërdrejt me sektorin privat për të ndërtuar bashkëpunim afatgjatë. Rezultatet shtesë përfshijnë modernizimin dhe inovacionin e programeve ekzistuese arsimore, duke përditësuar dhe duke krijuar kurse të reja ku do të identifikohen mospërputhjet e aftësive.

Ky projekt paraqet shumë mundësi për të gjithë stafin e studentët e institucioneve partnere, dhe më shumë.

Vlera e përgjithshme e këtij Granti është EUR 1.164.002,00.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas