Rektori Vataj uron studentët e UPZ-së për fillimin e vitit të ri akademik 2018/2019
01 Tetor 2018
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, uron të gjithë studentët e UPZ-së për fillimin e vitit të ri akademik 2018/2019. Posaçërisht studentëve të vitit të parë të studimeve ju urojmë fillimin e rrugëtimit të tyre në botën e dijes dhe shkencës.
UPZ sivjet studentët e rinj i pret me kushte më të mira në të gjitha aspektet që është parakusht për zhvillimin normal të procesit mësimor.
Ju inkurajoj që të përkushtoheni në mësime dhe të përmbushni të gjitha obligimet akademike me kohë dhe suksesi nuk do të mungojë.
Ju uroj shëndet dhe suksese në këtë vit të ri akademik!
Me respekt,
Prof. Dr. Ramë Vataj
Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
