Milot Krasniqi nisi detyrën e Kryetarit të Parlamentit Studentor në UPZ
01 Tetor 2018
Studenti i Fakultetit Juridik, të hënën ka nisur detyrën e kryetari të Parlamentit Studentor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Krasniqi detyrën e pranoi nga kryetari i gjertanishëm i PS-së, Arianit Berisha, student në Fakultetin e Ekonomisë. Në një ceremoni solemne të organizuar me këtë rast ka marr pjesë edhe Rektori i UPZ-së Prof. Dr. Ramë Vataj dhe përfaqësuesi i Këshillit Drejtues njëherësh profesor në Fakultetin e Ekonomisë, Prof. Dr. Artan Nimani dhe Sekretari i Përgjithshëm, Burim Berisha. Krasniqi e falënderoi Berishën për kontributin e dhënë në avancimin e çështjeve studentore në nivel universiteti. Ndërsa Berisha ja uroi postin Krasniqit duke i dëshiruar suksese. Rektori Vataj po ashtu uroi Krasniqin për pranimin e detyrës dhe falënderoi për kontributin Berishëm.
