Universitetin Regensburgut, Gjermani u organizua Konferenca V, nga Qendra FZ DiMOS
02 Tetor 2018
FZ DiMOS (Qendra Hulumtuese “Gjuha Gjermane në Evropën e Mesme, Lindore dhe Juglindore”) - Das Forschungszentrum Deutsch in Mittel-, Ost- und Südosteuropa (FZ DiMOS) është njësi e Fakultetit të Gjuhësisë, Letërsisë dhe Studimeve Kulturore të Universitetit të Regensburgut. https://www.uni-regensburg.de/forschung/dimos/
Programi i konferencës - https://www.uni-regensburg.de/forschung/dimos/medien/ankuendigungen/v.jahrestagung_programm_final_.pdf
Në këtë konferencë mori pjesë edhe prof. dr. Izer Maksuti, profesor në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë gjermane, në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren.
Titulli i kumtesës ishte: “Deutsche Lehnwörter im Albanischen” (Huazime gjermane në shqip). Aty bëhej fjalë për rrugët, kohën dhe numrin e huazimeve nga gjermanishtja në gjuhën shqipe. Thelbi i kumtesës kishte të bëjë me prezantimin e modele dhe shembujve për një „Fjalor të gjermanizmave në gjuhën shqipe“. Hartimi dhe botimi i një fjalori të tillë do të jetë një kontribut shtesë në këtë fushë. Edhe pasqyrimi i një bibliografie të “studimeve mbi gjermanizmat në gjuhën shqipe“ ishte pjesë e këtij prezantimi.
Pjesëmarrja në këtë konferencë ishte një mundësi e shkëlqyer për të kultivuar kontaktet dhe për të lidhur kontakte të reja, për të përcjellë risitë dhe për të nxitur planifikimin shkencor e akademik, si dhe bashkëpunimet në mes botës gjermane me universitetin tonë.
Si pjesë e vazhdimësisë së bashkëpunimit në frymën e shkëmbimit akademik kemi miratimin e ardhjes së dy profesorëve: prof. dr. Jörg Meier - https://ph-tirol.ac.at/en/joerg_meier
dhe prof.dr. Rupert Hochholzer - https://www.uni-regensburg.de/sprache-literatur-kultur/germanistik-daz/mitarbeitende/wissenschaftliches-personal/prof-dr-rupert-hochholzer/index.html, gjatë muajit dhjetor 2018 në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren dhe planifikimi i organizimit të konferencës së radhës në universitetin tonë.
