Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

UPZ merr pjesë në punëtoritë në UK dhe Bullgari të projektit "Krijimi i qendrës për transferim të teorisë në praktike për inovacion dhe punësim"

12 Tetor 2018

Universiteti “Ukshin Hoti”– Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit/ Fakulteti Ekonomik dhe partnerët e saj në kuadër të projektit: " Krijimi i qendrës për transferim të teorisë në praktike për inovacion dhe punësim " CTPCIE (Numri i Projektit: 586347-EPP-1-2017-1-XK-EPPKA2-CBHE-JP 2017-3485 / 001-001) kanë marrë pjesë në punëtori me North West Regional College (NWRC) në Derry / UK. Aktivitetet kryesor i seminarit ishte diskutimi i rezultateve të studimit bazë, si dhe për të punuar në konceptin e zhvillimit te idesë “Theory to Practice (T2P)”. Seminari 3 ditor ka përfshi prezantimin e rezultateve bazë, leksionet mbi politikat arsimore dhe të punësimit, boshllëqet e aftësive dhe praktikat më të mira të pranishme nga NWRC. Pjesëmarrësit, gjithashtu vizituan Qendrën e Mbështetjes së Biznesit NWRC, të ngjashme me qendrat T2P, që do të themelohet në 6 Institucione të Arsimit të Lartë në Kosovë. Misioni i tyre do të jetë të sigurojë hulumtime, të zhvillojë studime të rasteve, të mbajë rrjetin e ekspertëve dhe të bashkëpunojë rregullisht dhe të koordinojë aktivitetet e tyre me ndërmarrjet. Koordinatorët e T2P dhe përfaqësuesit e Universitetit nga IAL përkatëse patën mundësi të vëzhgojnë se si funksionojnë qendrat e ngjashme dhe se si stafi i tyre është i angazhuar në aktivitetet e saj të përditshme dhe në ruajtjen e marrëdhënieve me ndërmarrjet dhe hulumtuesit.

Po ashtu ne kuader te Projektit, me 26 dhe 28 shtator, Universiteti i Prizrenit dhe partnerët e saj në kuadër të projektit Erasmus + Capacity Building " Krijimi i qendrës për transferim të teorisë në praktike për inovacion dhe punësim " (CTPCIE) e vizituan partnerin bullgar, Universitetin Kombëtar dhe Botëror të Ekonomisë (UNWE). Brenda axhendës, partnerët vizituan qendrën për inovacion “Parku Teknik i Sofjes”. Ndërmjet 2012 dhe 2015 kompania zhvilloi infrastrukturë kërkimore shkencore në mbështetje të biznesit inovativ bullgar dhe krijoi përafërsisht 40,000 m2 hapësirë ndërtimi të re dhe të rinovuar për të akomoduar laboratore kërkimore të aplikuara, një inkubator të përgjithshëm, leksion inovativ, arsim, forume diskutimi, etj .

 

Punëtoria tjetër përfshinte prezantimet e modeleve të studimit të rasteve të përdorura nga UNWE. Dita e tretë dhe e fundit e punëtorisë i është kushtuar prezantimit lidhur me të përshtaturit e qendrave T2P që do të vendosen në çdo institucion partner në Kosovë. Projekti do të vazhdojë me seminarin për identifikimin e metodologjisë së studimeve të rasteve, të cilat do të shpërndahen brenda partneritetit ekzistues si dhe aktorëve të jashtëm.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas