Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Ministri Prof. Dr. Besim Beqaj mbajti ligjëratë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

14 Nëntor 2018

Prof. Dr. Besim Beqaj, ministër i Ministrisë për Inovacion dhe Ndërmarrësi të mërkurën ka mbajtur ligjëratë të hapur për studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren. Bashkë me të ishte edhe Alajdin Fusha pronar i ndërmarrjes së suksesshme në Prizren, “ABI”.  Në  cilësinë e nikoqirit një fjalë rasti e mbajti Prof. Dr. Artan Nimani, profesor në Fakultetin e Ekonomisë njëherësh anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit. Ai tha se për UPZ-në është nder dhe privilegj që një profesor dhe lider model si Besim Beqaj, i cili drejton një dikaster të rëndësishëm qeveritar, të mbajë ligjëratë para studentëve të UPZ-së. Profesor Nimani theksoi se në kohën sa ishte ministër i financave kanë ndodhë shumë ndryshime pozitive në vend, siç janë heqja e tarifave dhe lehtësirat për funksionimin e bizneseve, ulja e tarifave studentore dhe rritja e pagave për mësimdhënësit dhe profesorët universitar, për të cilat mbanë merita të veçanta. Nimani bëri të ditur se dje në Fakultetin e Ekonomisë në UPZ është themeluar Instituti për Inovacion dhe Ndërmarrësi nga teoria në praktikë, që financohet nga Komisioni Evropian në kuadër të projektit ERASMUS+.

Në ligjëratën e tij para studentëve dhe profesorëve të UPZ-së, ministri Beqaj theksoi se bota po zhvillohet në mënyrë marramendëse dhe ne duhet ta zëmë hapin. Ai pati një porosi për studentët e UPZ-së që të angazhohen për krijimin e vendeve të punës për tjerët dhe jo vetëm për të hyrë në punë për vetën. Ministri nënvizoi se përkushtimi i politikave strategjike Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ministrisë që drejton është riorientimi i ekonomisë, drejtë ekonomisë digjitale, ku vendet konkurrojnë mes vete me burime njerëzore adekuate, ekonomi të bazuar në dije dhe teknologji të reja.

 

Pronari i kompanisë së suksesshme prizrenase “ABI”, Alajdin Fusha, mbajti po ashtu një ligjëratë të shkurt, ku foli për historikun e ndërmarrjes që e drejton. Ai bëri të ditur se “ABI” është themeluar në vitin 1988 nga tre vëllezërit fusha me një kapital fillestar prej 1600 markave, ndërsa tani ka janë kapital në vlerë prej 100 milion eurove. Ai shtoi se deri këto kemi arritur sepse kemi besuar në punën e tyre dhe se i kanë tejkaluar të gjitha sfidat.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas