Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Prof. Dr. Eqrem Zenelaj mbajti ligjëratë solemne për hir të 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar

22 Nëntor 2018

Profesori universitar, autori i dhjetëra librave dhe hulumtuesi i spikatur i shumë arkivave perëndimore, Prof.Ass.Dr. Eqrem Zenelaj, të enjten  më 22 nëntor, në Universitetin “Ukshin Hoti” mbajti ligjëratë solemne për hir të 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar.

Ligjërata ishte e karakterit të veçantë ku u shpalosen dokumente interesante, të vjetra dhe arkivore për rrugën e pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Kemal bej Vlorën dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912. 
Në ligjëratë përpos studentëve dhe profesorëve të UPZ-së morën pjesë edhe shumë intelektual dhe personalitete.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas