Prof. Dr. Eqrem Zenelaj mbajti ligjëratë solemne për hir të 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar
22 Nëntor 2018
Profesori universitar, autori i dhjetëra librave dhe hulumtuesi i spikatur i shumë arkivave perëndimore, Prof.Ass.Dr. Eqrem Zenelaj, të enjten më 22 nëntor, në Universitetin “Ukshin Hoti” mbajti ligjëratë solemne për hir të 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar.
Ligjërata ishte e karakterit të veçantë ku u shpalosen dokumente interesante, të vjetra dhe arkivore për rrugën e pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Kemal bej Vlorën dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912.
Në ligjëratë përpos studentëve dhe profesorëve të UPZ-së morën pjesë edhe shumë intelektual dhe personalitete.
