Nimani e Kukaj pritën në takim konzullën e përgjithshme të Turqisë në Prizren, Eylem Atunya
03 Dhjetor 2018
Prof. Dr. Artan Nimani, anëtar i Këshillit Drejtues në UPZ dhe Prof. Dr. Halil Kukaj, dekan në Fakultetin e Ekonomisë të hënën ka pritur në takim konzullën e përgjithshme të Turqisë në Prizren, Eylem Atunya. Në takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit. Profesor Nimani dhe dekani Kukaj e njoftuan konzullën për të arriturat, zhvillimet dhe të sfidat me të cilat ballafaqohet universiteti. Ata theksuan se shteti turk ka dhënë kontribut të madh për zhvillimin e këtij universitetit dhe presin që bashkëpunimi të vazhdoj edhe në të ardhmen. Konsullja i falënderoi për pritjen dhe shprehi gatishmërinë për mbështetjen e Fakultetit të Ekonomisë dhe UPZ-së në përgjithësi.
