Në UPZ po qëndrojnë Prof. Dr. Rupert Hochholzer, profesor në Universitetin e Regensburgut dhe prof. Jörg Meier nga Universiteti i Innsbruck
10 Dhjetor 2018
Prof. Dr. Shkelqim Millaku, Dekan i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka pritur në takim Prof. Dr. Rupert Hochholzer, profesor në Universitetin e Regensburgut dhe prof. Jörg Meier nga Universiteti i Innsbruck. Në takim ishin edhe Prof. Dr. Kimete Canaj, shefe e Degës së Gjuhës Gjermane dhe Prof. Dr. Izer Maksuti.
Dekani Millaku tha se si fakultet dhe universitet ndihen të nderuar të kenë mysafir nga këto universitete prestigjioze evropiane. Ai i falënderoi për mbështetjen e gjertanishme të Fakultetit të Filologjisë dhe degës së gjermanishtes në veçanti dhe u shpreh i gatshëm për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Profesorët po qëndrojnë në UPZ për mbajtjen e ligjëratave në degën e Gjuhës Gjermane.
