Prof. Dr. Rupert Hochholzer, profesor në Universitetin e Regensburgut mbajti ligjëratë në UPZ
11 Dhjetor 2018
Prof. Dr. Rupert Hochholzer, profesor në Universitetin e Regensburgut të martën ka mbajtur ligjëratë me studentët e Degës së Gjuhës Gjermane në Fakultetin e Filologjisë në UPZ. Tema e ligjëratës ishte: Shumëgjuhësia e brendshme dhe e jashtme - në krahasim me njëra-tjetrën. Ligjërata ishte mjaftë interesante dhe nxiti edhe pyetje në mesin e studentëve. Prof. Dr. Kimete Canaj, shefe e Degës së Gjuhës Gjermane theksoi me këtë rast se është nder për këtë degë të kemi mysafir një profesor të rangut të prof. Hochholzer. Bashkë me të në UPZ po qëndron edhe prof. Jörg Meier nga Universiteti i Innsbruck.
