Fakulteti i Shkencave të Pyjeve dhe Mjedisit vizitë në terren
12 Dhjetor 2018
Me qëllim të thellimit të njohurive lidhur me gjendjen e Pyjeve dhe Faunës së Egër në Kosovë. Profesorë së bashku me studentwt e vitit të II dhe të III të Fakultetit të Shkencave të Pyjeve dhe Mjedisit, realizuan një vizitë në vendgjuetinë me rëndësi të veçantë në Blinajë. Menaxherët e kësaj vendgjuetie bënë një shpjegim mjaftë interesant lidhur me historikun e kësaj vendgjuetie, resurset pyjore dhe atyre të faunës që gjinden brenda kësaj vendgjuetie, si dhe mënyrat e Menaxhimit me Pyje dhe me kafshë të Egra. Blinaja ka një sipërfaqe prej rreth 2700 ha, dhe e gjithë kjo sipërfaqe është e rrethuar me tela, me qëllim që të mundëson një garanci më të madhe për menaxhimin e kafshëve të Egra. Studentet mbeten të fasionuar me atë çfarë panë dhe çfarë mësuan nga kjo vizitë.
