Urimi i u.d. Rektorit Temaj për Vitin e Ri 2019!
31 Dhjetor 2018
Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj - u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren ua uron Vitin e Ri 2019 studentëve, profesorëve, stafit të administratës dhe të gjithë qytetarëve.
Përderisa festojmë ndërrimin e motmoteve në vatrat tona me familjet dhe miqtë tanë, të reflektojmë me dashuri për njëri tjetrin.
Gjatë vitit që e lamë pas, Universiteti ka shënuar shumë suksese, mirëpo është përballur edhe me shumë sfida të cilat po i tejkalojmë bashkërisht.
Viti 2019 urojmë t’i plotësojë aspiratat e të gjithëve dhe të jetë vit i sukseseve të reja.
Gëzuar Vitin e Ri 2019!
Me nderime,
Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj – u.d. Rektor
Universiteti “Ukshin Hoti” - Prizren
