Sesion informues në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike
10 Janar 2019

Sesion informues në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike
Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren është mbajtur Sesion informues i projektit "Edukim i Hapur TIK për Punësueshmërinë e të Rinjëve" (“Open ICT Education for Youth Employability”), nga organizata jo qeveritare Open Data Kosovo.
Gjithashtu, bazuar në ”Memorandumin e Bashkëpunimit” ndërmjet Open Data Kosovo dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, dekanit të Fakultetit Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj i është bërë dorëzimi i pesë(5) kompjuterëvë të cilët do t’ju sherbejnë studentëve për nevojat e pavarura, si dhe do të qëndrojnë si platformë për implementimin e rrjedhshëm të projektit. Në kuadër të projektit do të bëhet promovimi i vazhdueshëm i studentëve të sukseshëm të kurseve online në rrjetet sociale dhe të materialeve tjera promovuese të parapara të zhvillohen në kuadër të këtij bashkëpunimi.
Duhet përmendur që, në kuadër të projektit BESTSDI financuar nga Erasmus + dhe programi i BE dhe në kuadër të projektit Open ICT Education for Youth Employability dhe projekteve tjera, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren nga viti 2018 ka siguruar pajisje kompjuterike për nevojat e studentëve në vlerë mbi njëzet mijë euro.
