Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, u.d. Rektor në UPZ takoi administratën e universitetit
05 Shkurt 2019
Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, i shoqëruar i shoqëruar nga u. d. Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof. Ass. Dr. Arif. Riza, të martën ka takuar stafin e administratës. Takim ishte me karakter njoftues në cilësinë e ushtruesit të detyrës së rektorit dhe për të diskutuar për preokupimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen administrata gjatë kryerjes së punëve të tyre. Ai theksoi se është i hapur për bashkëpunim me të gjithë dhe kërkoi edhe nga të tjerët që të trajtojnë njësojë të gjithë pa dallime. Zyrtarët e administratës e falënderuan u.d. rektorin Temaj për takimin dhe gatishmërinë e shprehur për të dëgjuar brengat e të gjithë punëtorëve.
