Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

U.d. Rektori Temaj dhe profesori Yildirim po marrin pjesë në workshpin “Fuqia bashkuese e kulturave ndërkombëtare dhe roli i universiteteve” në Turqi

27 Shkurt 2019

 

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren i shoqëruar nga profesori dhe anëtari i KD-së, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim po marrin pjesë në workshpin e organizuar nga  Qendra e Hulumtimeve për Zhvillime Strategjike pranë Universitetit Kutahja Dumlupınar në Turqi. Temë kryesore e workshopit është:   “Fuqia  bashkuese  e kulturave ndërkombëtare dhe roli i universiteteve”. Në këtë organizim po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e universiteteve tjera në vend, nga rajoni dhe mbarë bota. Pjesëmarrja e  përfaqësuesve të UPZ-së është në interesin edhe të institucionit tonë pasi që besojmë se do të mësojmë nga përvoja e universitetit prestigjioz që e organizon këtë workshop por edhe do të jetë mundësi e mirë për të takuar përfaqësuesit e universitetit nga e gjithë bota. Universiteti i Prizrenit është i vendosur në qytetin historik dhe multietnik të Prizrenit dhe  organizon studime krahas gjuhës shqipe dhe në gjuhën turke dhe boshnjake, ku harmonia është nivelin më të lartë të mundshme, që shërben shembull për universitetet tjera.  Universiteti është mirënjohës ndaj Institutit “Junus Emre” në Prishtinë për kujdesin e treguar që e ka përcjell ftesën edhe në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas