UPZ sivjet do të organizoj konferencë shkencore në bashkëpunim me disa universitete turke
08 Mars 2019
UPZ sivjet do të organizoj konferencë shkencore në bashkëpunim me disa universitete turke
Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të premten e kanë vizituar një delegacion nga universitetet turke. Delegacioni ishte në përbërje nga Prof. Omur Ceylan nga Universiteti “Katip Celebi” në Izmir, Prof. Dr. Ozkul Cobanoglu nga Hacettepe University dhe M. Zeki Baykal nga Matif Vakfi. Ata u pritën nga u.d. Rektori Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, profesor dhe anëtar i Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Elsev Brina-Lopar. Në takim është diskutuar për mundësinë e realizimit të një konference shkencore të përbashkët në UPZ gjatë këtij viti. Partnerët u morën vesh që të mbahet konferenca, ndërsa për detajet mbeti të diskutohet në ditët në vijim.
