Zyra e ERASMUS+ në Kosovë vizitë monitoruese në UPZ
21 Mars 2019
Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, u.d. prorektori Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina dhe u.d. Drejtori i Zyrës për marrëdhënie me jashtë z. Përparim Avdullahu të enjten kanë pritur në takim koordinatoren e Zyrës së ERASMUS+ në Kosovë, Prof. Jehona Lushaku.. Qëllimi i vizitës ishte monitorimi i projekteve të Erasmus + të mobilitetit ndërkombëtar në UPZ. Ajo u interesuar për numrin e studentëve, të profesorëve dhe stafit të administratës së UPZ-së që janë përfshirë në projektet e mobilitetit dhe numrin e atyre nga universitetet ndërkombëtare që kanë ardhur në UPZ, përshirë edhe përvojat e tyre. Ajo i inkurajoi menaxhmentin e UPZ që të shfrytëzojë më shumë mundësitë që ofrojnë programet e ERASMUS+.
U.d. Rektori Temaj po ashtu edhe u.d. drejtori i zyrës për marrëdhënie me jashtë z. Avdullahu u zotuan se do të punojnë në këtë kuadër, ndërsa falënderuan Zyrën e ERASMUS + për mbështetjen e UPZ-së gjer më tani dhe për gatishmërinë e shprehur për ta mbështetur edhe më tutje.
