Panairi i Punës në Prizren
03 Prill 2019
Më mërkurën në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, u bajt Panairi i Punës, organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Komunën e Prizrenit dhe Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
Punëkërkuesit ofruan informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë, dhe informata për trajnime e aftësime profesionale.
Në këtë Panair të Punës mori pjesë edhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ku u përfaqësua nga Prorektori për mësimdhënie, shkencë dhe çështje të studentëve, Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, dhe Prorektori për Financa, buxhet dhe infrastrukturë, Prof. Asoc. Dr. Arif Rizaj, po ashtu edhe Kryetari i komunës sw Prizrenit, Prof. Dr. Mytaher Haskuka.
