DAAD prezanton në UPZ mundësitë e studimit në Gjermani
15 Prill 2019
Në Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren, të hënën u mbajt një takim informativ për bursa nga Dr. Elle Tichy përfaqësuese e organizatës gjermane DAAD(Shërbimi Gjerman i Shkëmbimit Akademik). Kjo organizatë mbështet studentët dhe akademikët e ardhshëm ndërkombëtarë në rrugën e tyre për të studiuar në Gjerman, në këtë kuadër edhe studentët dhe mësimdhënësit e UPZ dhe gjithë Kosovës. Përfaqësuesen e DAAD-së në takim e priti edhe u.d. Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Prof. Asoc. Dr. Shemsi Morina, i cili e falënderoi për mbështetjen e studentëve dhe stafit të UPZ-së dhe theksoi se bashkëpunimi në mes të UPZ-së dhe universiteteve gjermane duhet të zgjerohet, pasi që mund të përfitojmë nga përvoja e universiteteve të këtij shteti mik i Kosovës.
Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Asoc. Dr. Shkëlqim Millaku, me këtë rasti mbajti një fjalë rasti ku theksoi se DAAD dhe shteti gjerman ka kontribuar shumë më ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe zhvillimin e arsimit të lartë, për të cilën gjë u jemi mirënjohës.
Për Kosovë vlejnë programet e bursave si në vijim:
● Kurse verore universitare në Gjermani për studentë të huaj dhe për të diplomuar (nga niveli B1)
● Kurse intensive të gjuhës në Gjermani për studentë të huaj dhe për të diplomuar (nga niveli A1 deri B1)
● Udhëtime studimore dhe praktika studimore për grupe studentësh të huaj në Gjermani
● Bursa studimore për të diplomuarit në të gjitha disiplinat shkencore
● Bursa për artistë, muzikant dhe arkitektë: bursa studimore
● Bursa për artistë, muzikant dhe arkitektë: bursa studimore Financim për të diplomuar, kandidatë të doktoraturës dhe hulumtues shkencor
● Bursa hulumtimi për kandidatë të doktoraturës dhe për shkencëtarë të rinj
● Kurse verore universitare në Gjermani për studentë të huaj dhe për të diplomuar (nga niveli B1)
● Kurse intensive të gjuhës në Gjermani për studentë të huaj dhe për të diplomuar (nga niveli A1 deri B1)
● Studime kërkimore për vendet në zhvillim Financim për mësimdhënës universitarë
● Qëndrime hulumtuese për mësimdhënës universitarë dhe për shkencëtarë
● Bursa për artistë dhe arkitektë:
Qëndrime pune për mësimdhënës universitarë
● Ftesa të sërishme për ish-bursistë
Mundësitë financuese të DAAD-së si edhe të organizatave tjera
Aplikimi online është i obligueshëm (në perjashtim kurset e
gjuhës) nëpërmjet faqes ëëë.funding-guide.de, ndërsa
aplikacioni duhet të dorëzohet në tri kopje në Ambasadën
Gjermane në Prishtinë.
Ju lutem vini re terminet dhe vendet e ndryshme të dorëzimit të
aplikacioneve!
Zyra ndërlidhëse
Universiteti i Prishtinës
Fakulteti i Filologjisë
Tel: +381 38 222 970
Facebook: DAAD Verbindungsbüro
Pristina
www.daad.de
