U.d. Rektori Temaj priti në takim zyrtarë nga Ambasada Franceze
18 Prill 2019
Në Universitetin “Ukshin Hoti” ishin për vizitë zyrtare Ambasada Franceze përfaqësuar nga z. Joseph Giustiniani, Atashe për Bashkëpunim së bashku me Prof. Dr. Stephane Badet kordinator për bashkëpunim ndërkombëtar nga Universiteti “Bordeaux” Francë. Të pranishmit në takim i priti u.d. Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, Zëvendës i u.d Rektorit Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, Dekani i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Prof. Asoc. Dr. Isuf Lushi, profesori nga programi i Agrobiznesit, Prof. Ass. Ekrem Gjokaj si dhe Asistenti i rregullt Nol Krasniqi PhD(c) i cili njëkosisht është bursist i qeverisë francize për studimet e doktorratës në Francë.
u.d Rektori Temaj i njoftoj musafirët për njësitë akademike dhe programet e UPZ-së si dhe shprehi gaditëshmërinë për bashkëpunim në sferat e ndryshme shkencore dhe mobilitetet me Erasmus +, horizont 2020 ndërmjet, Universiteteve Franceze dhe Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren. Përfaqësuesi nga ambasada franceze ofroi një propozim konkret nga viti ardhshëm, në lidhje me ofrimin e praktikës disa mujore në Universitetin Bordeaux - Francë për studentët e profilit Agrobiznes nga UPZ.
Qyteti i Bordeaux ka një universitet presitigjioz dhe njihet si kryeqyteti botëror i verërave dhe ka ngjajshmëri me regjionin e Prizrenit.
Po ashtu të pranishmit vizituan objektin e Fakultetit të Shkencave të Jetës ku u pritën nga stafi i FSHJM-së. Dekani Prof. Asoc. Dr. Isuf Lushi i njoftoj për korrikulat e programeve dhe u dakorduan për bashkëpunim me Universitetin e Bordeaux, si dhe vizituan laboratorët e Fakultetit.
