UPZ dhe AKA nga Turqia do të organizojnë konferencë shkencore ndërkombëtare
30 Prill 2019
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka arritur marrëveshje për bashkëpunim me Asociacionin Kutbilge Academicians nga Turqia për organizimin e Konferencës ndërkombëtare të shkencës dhe teknologjisë në UPZ prej 29-30 Gusht 2019.
Marrëveshja është nënshkruar nga Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj u.d. Rektor në UPZ dhe Dr. Hamza Kandemir, udhëheqës i Bordit të kësaj organizate.
Përfaqësuesit e dy institucioneve e vlerësuan lartë arritjen e këtij bashkëpunimi dhe organizmin e kësaj konference të rëndësisë së veçanet.
