Prorektori Morina mori pjesë në punëtorinë e Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitet
04 Maj 2019
Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina u.d Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren mori pjesë në punëtorinë e Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitet mbajtur në Tiranë me temë “Bashkëpunimi i Shoqërisë Civile dhe Institucioneve të Arsimit të Lartë- Mundësi për ngritjen e cilësisë”, 3-5 maj 2019. Në punëtori morën pjesë përfaqësues të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, rektori dhe pro-rektorët, anëtarë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, zyrtarë të arsimit të lartë në MAShT, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Arsim, përfaqësues të Universiteteve Publike, anëtarë të KITU si dhe ekspertë të arsimit të lartë.
Kjo punëtori i mbajt me qëllim të krijimit të urave të shëndosha të komunikimit, përafrimit të qëndrimeve dhe identifikimit të mundësive të bashkëpunimit për realizimin e qëllimit të përbashkët. Deri këtu u arrit pas disa vitesh pune e angazhimi, debatesh, publikimesh të gjetjeve të rëndësishme, përfshirjeje në përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe rregullative të arsimit të lartë, KITU po sheh mundësinë e krijimit të mundësive të reja të bashkëpunimit dhe maksimizimit të realizimit të rekomandimeve të deritashme përmes punës së përbashkët me institucionet relevante të arsimit të lartë.
Në një ambient joformal pune, KITU synon të kuptojë ngecjet në komunikim me hisedarët kryesorë, të identifikojë mundësitë e reja të bashkëpunimit me ta dhe realizimin e rekomandimeve për të cilat ka dakordim gjithshoqëror.
