Ulrich Hörmann nga ÖAD-Austria mbajti ligjëratë në UPZ
08 Maj 2019
Z. Ulrich Hörmann nga ÖAD-Austria të mërkurën ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren ku është takuar me Dekanin e Fakultetit të Filologjisë, Prof. Asoc. Dr. Shkëlqim Millaku dhe më pastaj ka mbajtur një ligjëratë para studentëve dhe profesorëve të këtij fakulteti, nga dega e gjuhës gjermane.
Dekani Millaku e falënderoi për vizitën z. Hörmann ku theksoi se OAD ka dhënë kontribut të madh për UPZ-në dhe Kosovën në përgjithësi për çka u jemi mirënjohës.
z. Hörmann tha se ndihet i nderuar që po viziton sot UPZ-në dhe Fakultetin e Filologjisë, dhe që mbanë ligjëratë para studentëve dhe profesorëve të degës së gjermanishtes. Ai theksoi se do të vazhdojë mbështetjen e UPZ-së dhe posaçërisht degën e gjuhës gjermane, nga e cila organizatë tani disa vite jep mësim një lektorë.
