Akademi Politike Shkencore për veprimtarin Ukshin Hoti në UPZ
16 Maj 2019
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të enjten, më 16 maj 2019 është mbajtur akademi politike shkencore për veprimtarin e çështjes kombëtare Ukshin Hoti në 20 vjetorin e zhdukjes. Me këtë rast të pranishëm kanë qenë Rektori i UPZ-së, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Gashi, kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, deputetë të Kuvendit të Kosovës, djali i Ukshin Hotit Andin Hoti, familjarë të tjerë të tij si dhe mysafirë të shumtë.
Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Veseli dhe Kryeministri Haradinaj u takuan ndaras me Rektorin e UPZ-së Temaj, të cilit i uruar marrjen e detyrës dhe i ofruan mbështetje të plotë në realizimin e misionit të tij për zhvillimin e universitetit të dytë publik në vend.
