UPZ po qëndron në një vizitë zyrtare në puntorinë një javore të organizuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara” në Salzburg, Austri
20 Maj 2019
Në kuadër të projektit “Krijimi i teorisë në qendrat praktike për inovacion dhe punësim CTPCIE” Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren po qëndron në një vizitë zyrtare në puntorinë një javore të organizuar në “Universitetin e Shkencave të Aplikuara” në Salzburg, Austri. Lidhja midis teorise dhe praktikës në arsmin e lartë, projektet hulumtuese dhe afersia me tregun e punës janë aktivitetet kryesore të puntorisë. Këto përvoja nga universitetet prestigjioze Europiane janë shumë të rendësishme për universitetet në Kosovë. UPZ në këtë puntori është përfaqesuar nga prorektori për çështje mësimore, Prof. ass. Dr. Shemsi Morina, si dhe stafi nga Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit i përfaqësuar nga dekani Prof. asoc. Dr. Isuf Lushi, profesori Faruk Bojaxhiu dhe PhD(c) Nol Krasniqi. FSHJM është partnere në këtë projekt.
