Përfaqësues të projektit “Zbatimi i Teorisë në Praktikë” vizituan UPZ-në
14 Qershor 2019
Përfaqësues nga Kolegji Ndërkombëtar i Mitrovicës (IBCM) Prof. Mihine Kerolli, Drejtore Egzekutive e Kolegjit dhe Alfya Urazaeva e vizituan Universitetin “Ukshin Hoti”në Prizren në kuadër të projektit “Zbatimi i Teorisë në Praktikë” (T2P). Në takim janë pritur nga Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, udhëheqësi i projektit T2P në UPZ Jasmin Jusufi, Koordinatorin e Qendrës T2P Prof. Bekim Berisha dhe Drejtorin e Zyrës për Marrëdhënie me Jasht Përparim Avdullahu. Është diskutuar për punën e deritanishme, mbarëvajtjen dhe aktivitetet që priten të zhvillohen në të ardhmen. Menaxhmenti i UPZ-së është zotuar për kryerjen e obligimeve në kuadër të projektit përfshirë funksionalizimin e Qendrës për Zbatimin e Teorisë në Praktikë, zhvillimi rasteve kërkimore, hapjen e konkursit për mobilitet të studenteve, etj.
