Vizitë studimore një javore e studentëve të gjuhës gjermane në qytetin e Vienës
17 Qershor 2019
Nga data 10 Qershor, një grup studentësh nga departamenti i Gjuhës dhe Letersise Gjermane janë në nje vizitë studimore, të organizuar nga Ministria e Arsimit në Vienë, në bashkëpunim me Komunën e Vienës si dhe me lektoren austriake në Universitetin e Prizrenit, Mag.Martina Drescher. Ata vizituan Biblioteken Kombëtare të Vienës, Kaiserappartaments, Sisi Muzeum, Parkun e bukur të Belvederes, Kathedralën e famshme të Vienës, Teatrin popullor- Volkstheater, Karlskirche, Prater-in dhe shumë vende të tjera me rëndësi të vecantë kulturore për Vienën. Studentët tanë jane gjithashtu së bashku edhe me një grup studentësh nga Franca, ku gjithashtu po i shkëmbejnë përvojat e tyre gjatë jetës studimore. Njekohësisht e falenderojmë shume lektoren austriake Mag. Martina Drescher per organizimin e vizitës së parë studimore për studentët e këtij departamenti, vizitë kulturore dhe shumë e nevojshme për studentët tone. Përvojën e marrë nga kjo vizitëdo ta bartin te studentët e tjerë dhe vizitat e tilla do të bëhen traditë e Departamentit të Gjuhës Gjermane në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
