Unioni i të Diplomuarve në Turqi urojnë prorektorin Yildirim për marrjen e detyrës
19 Qershor 2019
Sot këshilli drejtues i UDT-TUMEB vizitoi Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, ku në kuadër të personelit akademik ky universitet ka shumë të punësuar nga të diplomuarit në Turqi.
Ata takuan rektorin Prof.Dr. Ismet Temaj, ku biseduan rreth projekteve që mund të realizohen në bashkëpunim me Universitetin “Ukshin Hoti”.
Në kuadër të vizitës, Këshilli Drejtues i UDT-TUMEB me qëllim që t’i urojë detyrën e re takoi, prorektorin e Universitetit “Ukshin Hoti”, të diplomuarin në Turqi Doc.Dr. Soner Yıldırım, ku u bisedua rreth projekteve që mund të realizohen në bashkëpunim nga personeli akademik të diplomuar në Turqi.
