Dekani Millaku ndau mirënjohje për lektorës austriake Mag. Martina Drescher
19 Qershor 2019
Sot Dekani i Fakultetit të Filologjisë Prof. asoc.dr. Shkëlqim Millaku së bashku me shefin e Degës prof. ass.dr. Ilir Krusha në bashkëpunim me prof. asoc. Izer Maksuti dhe prof. ass. dr. Kimete Canaj nga Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane ia dhuruan mirënjohjen lektorës austriake Mag. Martina Drescher për kontributin e saj tre vjecar në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në fushat e Metodikës, Didaktikës dhe Praktikës prfesionale në shkolla.Mag. Drescher u falenderua për punën e saj të palodhshme dhe kujdesin e saj ndaj studentëve të gjuhës gjermane si dhe kontributin e saj për bashkëpunim me shtetin e Austrisë dhe Ambasadën Austriake, ajo u falenderua për hapjen e bibliotekës austriake “Österreich Punkt” për angazhimin e saj në bashkëpunim me kolegët e Degës së Gjuhës Gjermane, Universitetin e Wien-ës, Universitetin e Graz-it, Universitetin e Innsbruck-ut në pasurimin e bibliotekës austriake me 4600 libra si dhe organizimin e vizitës studimore për 14 studentët e gjuhës gjermane në qytetin e Vienës. Ajo u falenderua edhe për kontributin e saj në arritjen e marrëveshjes për praktikë profesionale të studentëve në Gjimnazin “LOYOLA”.
Mag. Martina Drescher e falenderoi Dekanin dhe tërë stafin akademik dhe administrativ për përkrahjen dhe ndihmën e tyre gjatë punës së saj në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, që pa ndihmën e tyre nuk do të mund ti arrinte të gjitha këto suksese, të cilat janë suksese të përbashkëta për ngritjen e cilësisë në arsim në Kosovë.
