Prorektori Yildirim takoi ambasadorin turk Çağrı Sakar
19 Korrik 2019
Prorektori Yildirim takoi ambasadorin turk Sakar
Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim i shoqëruar nga shefja e degës të gjuhës turke në Fakultetin e Edukimit, Prof. Ass. Dr. Elsev Brina, Prfo.Ass. Dr. Serdan Kervan dhe Prof. Ass. Dr. Mynaver Mujo të premten kanë takuar ambasadorin e Turqisë në Kosovë Çağrı Sakar. Në takim është diskutuar për gjendjen në Universitet pas vendimit të KSHC-së për mos akreditim një vjeçar. Prorektori Yildirim e shprehi shqetësimin e tij për mos pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2019/2020. Në takim është diskutuar për mundësinë e mbështetjes me bursa të studentëve dhe për organizimin e konferencave dhe seminareve të përbashkëta.
